Wenger do të blejë në janar

Edw | Monday, November 26, 2012 |

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i gatshëm të harxhojë në afatin kalimtar të janarit.

Wenger ka premtuar se ai do të harxhojë gjerësisht paratë shtesë që do të jenë në dispozicion pas vazhdimit të marrëveshjes 150 milionë funtëshe të sponsorizimit të fanellave me Emirates.

“Kjo (marrëveshja) do të thotë se njerëzit që investojnë në ne besojmë se ne po bëjmë gjërat e duhura”.
“Andaj e para është meritë e mënyrës se si ne i bëjmë gjërat, pas kësaj, ne do të përpiqemi t’i harxhojmë paratë në mënyrë inteligjente”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!