Mediat Mancinit: Lëvdata CR7, për ta blerë te City

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Analistët anglez e kanë vlerësuar deklaratën e Mancinit se Ronaldo e meriton Topin e Artë, si pjesë të fushatës së tij për ta blerë Ronaldon në Manchester City.
Analistë sportive anglez vlerësojnë se Mancini është treguar i zgjuar me këtë deklaratë pasi që e ka vërejtur “pikën e dobët” të Ronaldos dhe Realit për të bërë fushatë në një deklaratë të rëndësishme.
Me këtë deklaratë vlerësohet se Mancini ka marrë pikë të mëdha nga Ronaldo i cili po ankohet në Real Madrid se skuadra nuk po e përkrah atë shumë në garën për Topin e Artë.
Mancheser City është një nga skuadrat e interesuara për ta blerë Ronaldon në verën e ardhshme./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!