Panathinaikos shkarkon Ferreiran, emëron si trajner të ri Rochan

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Athinë, 15 nëntor – Klubi i ligës elitare greke, Panathinaikos ka shkarkuar trajnerin Jesualdo Ferreira për shkak të rezultateve të dobëta të arritura në ligë gjatë këtij sezoni në Greqi.

Siç u tha, portugezin 66-vjeçar në stol do ta zëvendësoj argjentinasi Juan Ramon Rocha, një ish-lojtar i Panathinaikos.

Ferreira tek ekipi në Athinë erdhi dy vjet më parë, por ka dështuar të përmbushë pritjet e menaxhmentit dhe tifozëve të klubit.

Panathinaikos pas 10 ndeshjeve është në vendin e gjashtë në renditjen tabelore të ligës së parë të Greqisë, përkatësisht ka 15 pikë më pak se lideri Olympiakos.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!