Ronaldo e dëshiron Guardiolan te Brazili
Edhe pse nuk është i kënaqur me shkarkimin e Mano Menezes, ish-sulmuesi i Real Madridit thotë se duhet të angazhohet një trajner që ka karakteristikat e duhura.
“Unë nuk do ta merrja atë vendim (për shkarkimin e Menezes), por Brazili duhet të kthehet në rrugën e duhur. Kemi trajnerë të shkëlqyer në Brazil dhe na duhet dikush që shfaq qetësi kundrejt skuadrës”.
“Guardiola është trajneri më i mirë në botë aktualisht. Ai bëri punë shumë të mirë te Barcelona dhe do të ishte zgjedhje e shkëlqyer për Brazilin”, ka thënë Ronaldo për Globo. /
Category: Futboll