Sneijder nuk luan pa vendosur për të ardhmen
Lajmi i jashtëzakonshëm vjen pas spekulimeve se Interi kërkon që t’ia zgjasë kontratën Sneijderit, por me ujle të pagës së tij prej 6 milionë eurosh në vit, që e bën atë lojtarin më të paguar në Serie A.
Tani drejtori Marco Branca ka konfirmuar se po zhvillohen negociatat për rinovimin e tij dhe derisa të mos qartësohet e ardhmja e tij, Sneijder nuk do të luajë.
“Wesley Sneijder bën pjesë në historinë e Interit dhe ne e duam shumë, por po diskutojmë me të një modifikim të kontratës, që për ne është shumë i domosdoshëm. I kemi dhënë kohë atij dhe agjentit të tij që të mendohen dhe në këtë mënyrë ai nuk do të luajë deri sa të vendosë për të ardhmen e tij”.
“Kështu, ai është më i qetë që të vendosë dhe të marrë vendimin e drejt. Drejtuesit më të lartë dhe trajneri janë dakord me këtë dhe kur ai të ketë qartësuar të ardhmen”, ka thënë Branca.
Sneijder është lojtar i Interit që nga viti 2009 dhe ka fituar me Nerazzurët tripletën historike në vitin 2010, duke u shndërruar në një prej ikonave të klubit.
Category: Futboll