Thiago: Dallimi mes Messi, Xavi dhe Iniestas, i vogël

Edw | Friday, November 30, 2012 |

Thiago Alcantara thotë se dy mesfushorët e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, nuk janë shumë prapa yllit më të madh të skuadrës, Lionel Messi.

Messi tashmë ka shënuar 26 gola në 20 paraqitje për skuadrën Blaugrane këtë sezon, por Thiago mendon se Iniesta dhe Xavi janë po aq të rëndësishëm, pasi ata dërgojnë pasimet e fundit.

“Leo Messi është më i mirë në botë, por ka edhe të tjerë që as ata nuk janë të këqij. Njëri shënon gola tjetrin jep pasimin e fundit. Unë nuk shoh shumë dallim në mes të Andres, Leo dhe Xavi”, ka thënë Thiago për faqen zyrtare të Barcës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!