Messi: Jam kritiku kryesor i vetes

Edw | Tuesday, January 22, 2013 |

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se krahasimet me sportistët e tillë, si Michael Jordan, Usain Bolt dhe Muhammad Ali, e bëjnë të ndjehet jo komod.

Argjentinasi është lëvduar vazhdimisht për mënyrën se si e ka dominuar futbollin në vitet e fundit, ngjashëm sikur sportistët e lartpërmendur në sportet e tyre, megjithatë ai dëshiron që ta vlerësojë karrierën e tij pasi të pensionohet.
“Është çmenduri të krahasohem me sportistë, si Michael Jordan, Usain Bolt ose Muhammad Ali. Nuk më pëlqejnë krahasimet, kush jam unë që ta krahasoj veten me dikë? Unë e kryej punën time dhe kur të përfundojë (karriera) do ta shohim se sa i suksesshëm kam qenë”.

“Kritiku më i madh i Messit është Messi. E di kur i bëj gjërat në mënyrë korrekte dhe kur i bëj dobët. Unë jam kritiku numër një i vetes”, ka thënë 25-vjeçari për El Periodico de Catalunya.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!