Ibra me shokë vazhdojnë të shkëlqejnë (video)

Lina's | Friday, February 01, 2013 |


PSG ka arritur fitore të lehtë në udhëtim te Toulouse me rezultat 4:0.

Javier Pastore shënoi që në minutat e para (4’), falë asistimit të Ezequiel Lavezzit, i cili paraprakisht ishte në pozitë jashtë loje.

Zlatan Ibrahimoviq ngriti në 2:0 rezultatin në minutën e 36.

PSG shënoi edhe dy herë në gjysmën e dytë. Mamadou Sakho realizoi pas asistimit të Lucas (70’), ndërsa Gregory van der Wiel shënoi pasi gjithë punën e kreu Ibrahimoviq (72’).

PSG e ka përforcuar pozitën e parë në renditje me 3 pikë më shumë se Lyoni. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!