A do ta parkojë PSG sonte autobusin në portë?

Unknown | Wednesday, April 10, 2013 |

Kanë mbetur vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Paris Saint Germainit.

Dueli i parë i zhvilluar në kryeqytetin francez javën e kaluar kishte përfunduar baras, 2:2, prandaj të dyja skuadrat do ta kërkojnë kualifikimin sonte.

Por, a do ta parkojë edhe PSG autobusin para golit, siç kanë bërë në të kaluarën ekipet tjera, për të mos pësuar gola nga katalunasit? Kjo mbetet të shihet gjatë ndeshjes, edhe pse PSG ndërkohë do të mundohet edhe të shënojë, në kundërsulme, sepse barazimi pa gola nuk i konvenon. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!