Roura: E kërkojmë gjithsesi kualifikimin

Unknown | Wednesday, April 10, 2013 |

Barcelona dhe Paris Saint Germaini do ta kërkojnë sonte gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pas një gjë të tillë e bënë mbrëmë Real Madridit dhe Borussia Dortmundi.
Ndeshja e parë në mes të këtyre dy ekipeve, e zhvilluar në Francë javën e kaluar, kishte përfunduar baras 2:2, prandaj gjithçka mbetet e hapur sa i përket kualifikimit, për ndeshjen e sontme që do të zhvillohet në Camp Nou.
Ndihmës trajneri i Barçës, Jordi Roura ka mbetur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes së parë, ndërsa do të tentojë me të gjitha forcat që gjigantin katalunas ta dërgojë në mesin e katër më të mirëve të Evropës. Tek katalunasit, është në dyshim paraqitja e treshes, Messi, Pedro e Adriano.
“Ndjenja që kemi është pozitive. Nëse Messi mungon, do të jemi pa lojtarin më të mirë në botë. Por, ne kemi zëvendësues. Do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen. Ne jemi të kënaqur me atë që e bëmë në Paris, kjo është mjaft e rëndësishme. Çdo ndeshje është e vështirë, por rezultati 2:2 nga ndeshja e parë është i mirë. Ne do të provojmë ta fitojmë lojën, duke sulmuar si zakonisht që nga fillimi”, tha ndihmësi i trajnerit Tito Vilanova.
“PSG nuk do ta ndryshojë stilin e lojës. Ata janë të rrezikshëm në kundërsulme. Por, ne jemi mësuar me këto skenare dhe nuk do ta ndërrojmë qasjen e lojës. Duhet ta fitojmë takimin, i cili do të na garantonte gjysmëfinalen, për herë të gjashtë rresht”, përfundoi Roura. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!