Vendimi i UEFA-s, dënohen "rëndë racistët

Ilir Tërstena | Wednesday, April 10, 2013 |


UEFA ka nisur hartimin e një rregulloreje të re e cila ka për qëllim luftimin e racizmit në futbollin evropian.
Propozimi është ky, lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit që do të jenë protagonist të sjelleve me sfond rracist do të dënohen me pezullime deri në dhjetë javë, ndërsa klubet e tyre mund të detyrohen të luajnë ndeshjet në shtëpi pa publik të stadiumeve të mbyllur për tifozët nëse fansat ju drejtohen me fyerje raciste futbollistëve.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta marrë në shqyrtim propozimin gjatë mbledhjes që do të zhvillojë në muajin maj në Londër. Në rast se votohet pro masat do të hyjnë në fuqi që në qershor. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!