Rubini Chelseat, si Galatasaray Realit

Lina's | Thursday, April 11, 2013 |


Skuadra ruse, Rubin Kazan e ka mposhtur në ndeshjen e dytë të Europa League skuadrën e Chelseat me rezultat 3 me 2. Skuadra ruse arriti të bëjë rikthim në rezultat edhe pse ishte në disavantazh nga pjesa e parë.
Torres shënoj golin e parë në ndeshje në minutën e katërt. Marcano barazoj në 1 me 1 në minutën e 51. Moses rikthen epërsinë e Chelseat në minutën e 55. Karadeniz barazon në 2 me 2 në minutën e 62. Për fitoren e Rubin shënoj Natcho në minutën e 75.
Një rikthim i ngjashëm në rezultat u pa edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve Galatasaray-Real Madrid, këtë javë./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!