Dhjetëra të lënduar para ndeshjes Vardar – Steaua

Sinani | Wednesday, July 24, 2013 |

Dhjetëra persona kanë përfunduar në spital para ndeshjes Vardar – Steaua të Rumanisë, në ndeshjen kualifikuese të Ligës e Kampionëve.

Me shkopinj gome, shqelma dhe shok bomba oficerët e policisë kanë ushtruar dhunë ndaj tifozëve maqedonas pasi tifozët kanë gjuajtur me gurë dhe shishe plastike ndaj policisë.

Ndër të plagosurit ka gra dhe burra të cilët aksidentalisht janë gjetur në baret e vendosura në afërsi të stadiumit. Incidentet janë ende në vazhdim, dhe policia është duke u përpjekur për të rivendosur rendin rreth liqenit në Parkun e Qytetit. Shumica e tifozëve nuk arritën të hyjnë në ndeshje. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!