Ronaldo ia theu dorën vogëlushit, ia fal fanellën (Video)

Sinani | Wednesday, July 24, 2013 |

Cristiano Ronaldo ishte i pafat. Gjatë ndeshjes miqësore kundër ekipit Bournemouth, që u zhvillua disa ditë më parë, ylli portugez ia ka thyer dorën pa dashje një fëmije, i cili gjendej në tribuna.

Tale Charlie Silverwood, 11 vjeç, e kishte taksiratin, por edhe fatin, të gjendej prapa portës kur CR7 e bëri ekzekutimin e një faulli. Në video, edhe pse nuk shihet shumë qartë përballja e topit me djaloshin, duket se atij i përfundoi topi në dorë, të cilën ia theu. Ronaldo ka kërkuar falje për këtë dhe ia ka dhënë atij një fanellë me nënshkrim të tij. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!