Eto’o jo Interit, po Chelseas, po Mourinhos !

Ilir Tërstena | Wednesday, August 28, 2013 |

Sipas “The Times”, që shpjegon se sulmuesi kamerunas Eto’o, është gati për Chelsean, shumë pranë largimit nga Anzhi Makhachkala, është gati të refuzojë kontratën më të shtrenjtë dhe më të gjatë, atë të ofruar nga klubi i Massimo Moratti, ku në vitin 2010 fitoi gjithçka, për të shkuar sërish nën urdhërat e Jose Mourinhos, të cilit po i del besnik në rikthim te Chelsea. 

Sipas gazetës britanike, Chelsea i ka ofruar 32-vjeçarit një kontratë 1-vjeçare (Inter 2) por vetë futbollisti beson se mund të qëndrojë për një kohë më të gjatë pasi është i bindur se mund të luajë në nivele të larta për të paktën edhe tre sezone të tjera./Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!