Hamilton në pole-position

Lina's | Saturday, August 24, 2013 |

Lewis Hamilton regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës dhe të dielën do të niset nga vendi i parë në Spa-Francorchamps.   

Britaniku i Mercedes (2:01.012) la pas Sebastian Vettel (2:01.200) dhe Mark Webber (2:01.325) me Red Bull. Ky është pole-position i katërt radhazi për Hamilton.  

Provat zyrtare u zhvilluan në një motë jo shumë të mirë. Ndërsa, Ferrari befasoi gjithë, sepse pilotët e saj, Fernando Alonso dhe Felippe Massa u renditën në pozicionin e nëntë respektivisht të dhjetin.  

Ja renditja e 10 pilotëve të parë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Belgjikës:  

1. Lewis Hamilton (Mercedes)  
2. Sebastian Vettel (Red Bull)  
3. Mark Webber (Red Bull)  
4. Nico Rosberg (Mercedes)  
5. Paul Di Resta (Force India)  
6.Jenso Button (McLaren)  
7. Romain Grosjean (Lotus)  
8. Kimi Raikkonen (Lotus)  
9. Fernando Alonso (Ferrari)  
10. Felipe Massa (Ferrari) ./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!