Pogba me kontratë të re

Ilir Tërstena | Thursday, September 26, 2013 | 0 Komente

Mesfushori francez Paul Pogba, shumë shpejt pritet të firmosë kontratë të re me skuadrën e Juventusit.

Pogba 19-vjeçar, po impresionin me lojërat e tij dhe krerët e Juves po mundohen ta blindojnë të paktën deri në qershorin e vitit 2018.

Kontrata aktuale e Pogbas skadon në vitin 2016, ndërsa paga e tij është një milion euro në vit. Me kontratën e re, Pogba pritet të ketë një pagë vjetore prej tre milionë eurosh.

"Jam shumë i lumtur te Juventusi. Kjo ka rëndësi të madhe për mua. Sa i përket kontratës së re, jemi duke biseduar", është shprehur Pogba./veqsport

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...