Reali nuk heq dorë nga Falcao
Marrëveshja mund të ndodhë në muajin janar të vitit 2014, kështu të paktën shkruan “El Mundo Deportivo”, e cila bazohet në faktin se ka plane konkrete për ndryshime të theksuara në repartin e sulmit të Klubit Mbretëror.
Karim Benzema është duke u vërshëllyer nga ana e tifozëve madrilien pas formës jo të mirë dhe një largim i tij në afatin kalimtar të janarit, është mundësi shumë reale.
Boshllëkun e francezit, drejtuesit e Realit e kanë në plan ta mbulojnë me sulmuesin kolumbianin Falcao, i cili këtë verë nga Atl Madridi u transferua në Monaco.
Sidoqoftë, gjiganti evropian do ta ketë të vështirë të bindë klubin e pasur francez, të heqë dorë nga lojtari, i cili me formën e tij është në rrugë të mirë ta rikthej skuadrën nga principata në majat e fundit francez dhe evropian./veqsport
Category: Futboll
0 Komente