Villas-Boas refuzoi PSG-në
Kampionët e Ligue 1 mbetën pa menaxher nga fundi i qershorit pasi italiani u emëruar trajner i Real Madridit dhe Villas-Boas, i cili kishte qenë në kontakte të vazhdueshme nga presidenti i klubit francez, ka thënë se ai ishte ftuar që të përmbushte zbrazëtirën e krijuar. “Kam marrëdhënie të mira me Nasserin, me të cilin flas rregullisht”, ka thënë Villas-Boas për L’Equipe.
“E njoh atë sepse kam punuar me të për Al-Jazeeran dhe isha i ftuar në Doha, ku ata më treguan planet për Kampionatin Botëror 2022. Isha i mahnitur”, është shprehur ai.
“PSG-ja më kërkoi por unë dëshiroja që të qëndroja për vitin e dytë në Tottehnam, të vazhdoja punën e sezonit të kaluar”, ka shtuar portugezi. “Por kurrë nuk ka ardhur një kërkesë me shkrim nga Parisi. Kurrë nuk kemi arritur deri në atë fazë”./veqsport
Category: Futboll
0 Komente