Cruyff: Neymar më lehtë të ndalohet se Messi

Unknown | Monday, October 14, 2013 | 0 Komente

Ikona e Barcelonës, Johan Cruyff, beson se Neymar është më lehtë të ndalohet se Lionel Messi për shkak të peshës, por mendon se braziliani ka bërë një fillim inkurajues të karrierës në Camp Nou.

 Neymar, i cili iu bashkua klubit spanjoll nga Santos këtë verë, është lehtësisht më i lartë se argjentinasi, për të cilën gjë Cruyff mendon se është më lehtë i kapshëm.
“Neymar është më i lehtë për t’u ndaluar se Messi, për shkak të peshës. Leo e mban topin në trupin e tij dhe mbrojtësit e kanë të vështirë të kapen pas tij pasi ai është më i vogël”.
“Megjithatë, Neymar ka bërë një fillim të mirë te Barcelona dhe kualitetet e tij duhet t’i ndihmojnë atij të bashkëpunojë me Messi dhe Xavi”, ka thënë Cruyff. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...