E kam ëndërr ta drejtoj Liverpoolin

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Bayer Leverkusen, Sami Hyypia, ka zbuluar se ëndrra e tij është që të rikthehet te Liverpooli, por që të menaxhojë ish-klubin e tij.
Finlandezi luajti 10 vjet në Anfield si qendërmborjtës dhe ishte pjesë kryesore e ekipit në sukseset e mëdha në vitin 2004-2005 dhe pasi u emërua trajner i Bayer Leverkusenit, ai shpreson që një ditë të shkojë te Liverpooli.
“Unë kam dy vende të veçanta në zemrën time. Unë jam lindur në Finlandë dhe puna si përzgjedhës është ajo që e ëndërroj më së shumti. Por, Liverpooli është një pjesë tjetër në zemrën time”.
“Unë nuk them se ai është synimi im, por pas 10 viteve që luajta atje, do të ishte ëndërr që të kthehesha një ditë si menaxher i klubit”, ka potencuar Hyypia. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...