Capello: Balotelli kurrë nuk do të piqet

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Rusisë, Fabio Capello, thotë se për mendimin e tij Mario Balotelli vështirë se do të piqet ndonjëherë.
Balotelli ka qenë nën akuza të vazhdueshme se papjekuria e tij po e dëmton klubin, pas suspendimit me tri ndeshje që e la atë edhe jashtë ndeshjes ndaj Juventusit.
Dhe, sipas Capellos sulmuesi italian nuk do të piqet kurrë dhe do të jetë i tillë deri në fund të karrierës.
“Unë nuk e di nëse Balotelli ndonjëherë do të piqet. Italia është ekip interesant, ata mund të jenë favoritët për Botërorin. Brazili do të luajë në shtëpi dhe tifozët janë dëshmuar si armë e mirë në Kupën e Konfederatave”.
“Argjentina është e fortë. Gjermania është ende një prej më të mirave dhe natyrisht mos e harroni Spanjën. Por, gjithmonë prisni befasi”, u shpreh Capello. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...