Kovacic: Roma luan futboll të mirë

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Mesufshori i Interit, Mateo Kovacic, ka treguar respekt për kundërshtarin e sontëm, Romën, por ka treguar edhe pedigre për të fituar ndeshjen.
Ndeshja zhvillohet sonte mbrëma dhe shumë e shohin Romën si favorite. Kështu mendon edhe vet Kovacic, i cili përkundër këtij fakti, synon fitoren.
“Unë dua të shoh një lojë të hapur dhe argëtuese me Giallorosët. Roma luan vërtet lojë të mirë dhe ka aq shumë kampionë në skuadër si Francesco Totti, Daniele De Rossi dhe Miralem Pjanic”.
“Natyrisht ne shkojmë në fushë për të fituar edhe pse ne e dimë se nuk do të jetë lehtë duke marrë parasysh se jemi liderë të Serie A”, ka thënë Kovacic. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...