Liverpooli ta shesë Suarezin në janar

Unknown | Sunday, October 13, 2013 | 0 Komente

Liverpooli është duke u përgatitur për ta shitur sulmuesin Luis Suarez në afatin kalimtar të janarit.

 Sunday Mirror shkruan se 26 vjeçari u ka thënë miqve se ai mbetet i vendosur për t’u larguar nga Liverpooli për t’iu bashkuar një klubi që lufton për trofe të mëdha.
Suarez dëshiron të kalojë te një klub që luan në Ligën e Kampionëve dhe që është gjigant evropian, e atij i ndihmon fakti që është në dispozicion që të luajë në garat evropiane.
Arsenali pritet të lansojë një ofertë që pritet të kalojë shumën prej 50 milionë funtesh, teksa merret vesh se Suarez do të refuzojë një kalim në Emirates në rast se Real Madridi bën ofertë për ta transferuar atë.
Liverpooli është i interesuar që ta largojë nga skuadra sulmuesin kontravers, i cili i ka bërë shumë dëm imazhit të klubit në vitet e fundit. Po ashtu, zyrtarë nga Anfield janë të kënaqur me startin dhe nuk duan ta shpërqëndrojnë ekipin nga ndonjë gjest kontravers që mund të vijë gjatë sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...