Mancini: Me mua, e shihni Sneijderin e vërtet

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Galatasarayt, Roberto Mancini, ka thënë se ai do ta rikthejë mesfushorin Wesley Sneijder në formën e tij më të mirë.
Holandezi iu bashkua klubit turk nga Interi në janar për një shumë prej 7.5 milionë eurosh, por nuk ka treguar formën që është pritur prej tij dhe tani është Mancini ai që ka paralajmëruar një rikthim të futbollistit më të mirë në botë për vitin 2010.
“Lojtarët e këtij niveli kanë krenari të caktuar. Sneijder është një prej këtyre lojtarëve. Me mua, ju do të shihni Sneijderin e vërtetë”.
“Didier Drogba ka ende shumë për të dhënë, por ai po punon në mënyrën e duhur dhe ofron kontribut të duhur”, ka thënë Mancini për La Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...