Mourinho: Nuk jemi aq të fortë

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se ai duhet t’ia përmriësojë stabilitetin mental ekipit të tij nëse ata duan që të fitojnë trofe.
Portugezi fitoi dy tituj të Ligës Premier me Chelsean në epokën e tij të parë, por gjashtë vite më vonë ekipi i tij nuk po e dëgjon aq dhe portugezi thotë se ka shumë gjëra për përmirësim.
“Ne duhet të jemi më të mirë. Ne duhet të shënojmë më shumë gola, të mbrohemi më mirë, të jemi më të qëndrueshëm në minutat e para”.
“Ne nuk jemi aq të fortë për të shkuar disa fitore radhazi. Ne do ta bëjmë këtë, por jo tani. Do të vijë pas punës dhe vetëm punës”.
“Dy vjet më parë ne fituam Ligën e Kampionëve, por përfunduam në vendin e gjashtë me 25 pikë prapa. Vitin e kaluar ishim jashtë garës në dhjetor ose janar”.
“Ju nuko mund të fitoni tituj me këtë lloj personaliteti ekipor. Po, ka pasur performanca të mira, por është më mirë të fitosh tetë ndeshje me rezultat 1-0 se sa një ndeshje me rezultat 8-0 e të humbasësh pikë në ndeshjet tjera. Ky është mentaliteti që duhet të ndërtojmë”.
“Më parë ata mësonin se si të jetonin pa dhimbje në një situatë ku me atë mentalitet tjetër, do të duhej të ndjenin dhimbje. Në momentin që unë humbas dhe shkoj në shtëpi i qeshur, do të them lamtumirë. Do të pensionohem”, ka deklaruar Mourinho. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...