Martino: Neymar nuk është rezerva e Messit

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Tata Martino, ka deklaruar se Neymar dhe Alexis Sanchez duhet që të tregohen gjatë mungesës së Messit dhe jo të tentojnë ta zëvëndësojnë atë.
Messi po mungon edhe një javë dhe lojtarët tjerë kanë kohë që të dëshmohen. Neymar ishte i shkëlqyer ndaj Celticut, por ka edhe shumë për të bindur.
“Ai është shumë i ri, por ai duhet që të mësohet që të marrë mbi vete ekipin, pasi është lojtar i madh dhe i shkëlqyer”.
“Në vend se të mendojnë se ata janë lojtarë që duhet të mbajnë barrën, ata duhet të tentojnë të tregojnë më të mirën e cilësive të tyre. Ka mundësi që ta shfrytëzoj Neymarin edhe si qendërsulmues, do të shohim në ndonjë moment tjetër. Ne e dimë se me lëndimin e Messit është luftë mes tij dhe Sanchezit”, është shprehur Martino.
Ai shtoi se Messi dhe Mascherano nuk do të udhëtojnë me kombëtaren argjentinase dhe shtoi se nëse ata e bëjnë këtë, ai do të sigurohet që mjekët të punojnë mirë për rikuperimin e tyre.
Barcelona takohet me Valladolidin të dielën në mesditë. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...