Moyes: Mos pritni transfere në janar

Unknown | Saturday, October 05, 2013 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, David moyes, i ka paralajmëruar tifozët e klubit që të mos presin ndonjë transferim të madh gjatë afatit kalimtar të janarit.
Shumë mendojnë se Djajtë kanë nevojë për përforcime serioze në të gjitha repartet, por kështu nuk mendon Moyes, i cili thotë se ka ekipin të kompletuar.
“Unë do të shikoj për lojtarë në janar, por unë nuk dua që njerëzit të kenë pritje të mëdha se do të bëj ndonjë transfer të madh në janar, sepse nuk mendoj se janari është muaji më i mirë për të bërë top transferet”.
“Nëse jeni në telashe dhe në fund të tabelës, atëherë dëshironi të bëni transferime, por ne jemi Manchester United dhe deri atë kohë ne do të jemi në krye ta tabelës”.
“Unë vërtet kam top lojtarë, lojtarë të mëdhenj që pa dyshim se me kohë do të bëjnë më mirë. Kjo është pjesë e punës këtu. Puna është të përparojmë, të bëjmë progres këtu te United. Ne do të kërkojmë që të shtojmë skuadrën, por me lojtarë të kualitetit të caktuar, jo të një shume të caktuar sikur disa klube tjera”, është shprehur Moyes. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...