Shaqiri ia pa sherrin Shqipërisë, mungon ndaj Sllovenisë

Unknown | Monday, October 14, 2013 | 0 Komente

Xherdan Shaqiri ia ka pa sherrin ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Mesfushori kosovar ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në duel me Kuqezinjtë, i cili do t’ia pamundësojë atij që ta ndihmojë ekipin helvetik ndaj Sllovenisë, në ndeshjen përmbyllëse të kampanjës eliminatore për Botërorin 2014.


Mesfushori i Bayern Munichut tregon se kishte kërkuar nga selektori Ottmar Hitzfeld të mos e zëvendësonte pas përfundimit të pjesës së parë, pasi dëshironte të luajë edhe në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë dhe kjo i kushtoi, pasi tash duhet të kthehet në Munich, për ta nisur fazën e rehabilitimit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...