Evra: Është e pakëndshme të jemi të dytë

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, thotë se ai është i dëshpëruar që ekipi i tij është renditur i dyti këtë sezon në Ligën Premier prapa Chelseat, pasi kishte preferuar të fitojë edhe titullin e katërt radhazi në ligë, si sukses të tij të fundit.
“Ishte shumë e dhimbshme në pauzën mes pjesëve kur kuptova se Chelsea avanconte 3-0. Ishte vështirë, është një ditë e dëshpëruar sot. Mund t’i uroj të gjithë bashkë-lojtarët e mi pasi nuk ka qenë lehtë këtë vit dhe të përfundosh në pozitën e dytë është mirë”.
“Por ky nuk është mentaliteti im. Gjithmonë kam thënë se nëse nuk përfundojmë të parët në ligë, do të ndjehem sikur nuk e kam bërë punën time mirë në United. Kur luani për United gjithmonë duhet të fitoni. Jam këtu për katër vite dhe kjo është hera e parë që nuk e kam fituar ligën. Ndjehem çuditshëm. Sot, është një ditë shumë, shumë e dëshpëruar për mua”, ka thënë Evra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...