NBA: Nash dërgon Suns në finale

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Duke luajtur me syrin e djathtë po thuajse të mbyllur, Steve Nash ka ndihmuar ekipin e tij Phoenix të arrijë në finalen e Konferencës Perëndimore, pasi Suns mposhtën San Antonio Spurs me rezultat 107-101.
Nash, i cili lëndoi syrin gjatë një përplasje me Tim Duncan gjatë çerekut të tretë, shpejt u dërgua në dhomën e zhveshjes për të marrë ndihmë dhe për t’u rikthyer me fashë në sy dhe për të shënuar 10 nga 20 pikët e tij në çerekun e katërt. Amare Stoudemire shënoi pikët më të larta për Phoenix, 29.
Fitorja është e katërt për Suns në po aq ndeshje dhe i kualifikon ata në finalen e Perëndimit pa pasur nevojë të zhvillohen të shtatë ndeshjet. Në finale ata do të takohen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, Los Angeles Lakers ose Utah Jazz.
Në Konferencën Lindore, Boston Celtics nuk është dorëzuar para Cleveland Cavaliers, duke shënuar fitore 97-87 në ndeshjen e katërt mes tyre për të barazuar në 2-2 rezultatin e ndeshjeve. Cleveland Cavaliers tash do të jenë nikoqirë në takimin e pestë mes tyre që zhvillohet të martën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...