Leonardo: Lojë e nivelit të dobët

dardanmiftari | Monday, May 10, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Leonardo, pati fjalë jo të mira për paraqitjen e futbollistëve të tij, duke thënë se ajo ishte e një niveli të dobët, por shton tash po mendon vetëm se si ta mposht Juventusin.
“Ishte një ndeshje jo reale dhe më vjen keq për një të diel të tillë. Paraqitja jonë ishte katastrofë. Unë madje ngurova të them diçka rreth kësaj sfide. Sot ne luajtëm në një nivel të dobët, duke vuajtur ndaj një Genove befasuese”.
“Ne po mendojmë për të dielën e ardhshme. Milan-Juve është gjithnjë një ndeshje e madhe për t’u përjetuar. Jam krenar që jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve”, tha Leonardo pas ndeshjes ndaj Genoas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...