Sacchi e zbutë Ibrën

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Arrico Sacchi i ka dhënë fund luftës së tij mediatike me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pasi që tani i dëshiroi suedezit çdo të mirë në fanellën kuq e zi.
“Ibra është futbollisti më i mirë solistik në botë dhe mendoj se mund të bëhet i tillë edhe në aspektin e përgjithshëm”.
“Unë vërtet shpresoj se ai do të fitojë më shumë se unë kur e drejtova Milanin. Më vjen keq për incidentin. Ai gaboi me mënyrën se si u shpreh dhe me tonin e përdorur, por unë kam bërë vetëm një kritikë teknike. Ndoshta ai ishte i lodhur”, u shpreh Sacchi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...