Galliani qesh me ‘Juventusin e ri’

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Deklarata bombastike e Maurizio Zamparinit ka marrë përmasa të mëdha në qarqet e futbollit italian, me drejtuesit e Juventusit dhe ata të Milanit që tashmë janë prononcuar rreth asaj se Interi është Juventusi i ri, sa i përket autoritetit ndaj gjyqtarëve.
Zamparini ishte tejet i hidhëruar me mënyrën se si humbi skuadra e tij, Palermo, ndaj Interit, ndërsa tani ka shpërthyer, duke e quajtur Interin si Juventus të ri.
“Juventusi gjithmonë ka fituar në mënyrë të drejtë”, ishte prononcimi i parë i drejtorit të Juventusit, Giuseppe Marotta, sa i përket çështjes Zamparini.
“Inter – Juventusi i ri…haha…kjo ishte shaka e mirë nga Zamparini”, theksoi Galliani duke qeshur me zë të lartë para gazetarëve, për të vijuar më tej: “Sidoqoftë, nuk them asgjë sepse sot është dita e heshtjes”, u shpreh zëvëndëspresidenti i skuadrës numër dy në Apenine.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...