Benitez jep dritën e gjelbërt për Kaka

dardanmiftari | Monday, September 20, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Rafa Benitez, ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e superyllit të Real Madridit, Ricardo Kaka, jo më larg se në janar.
Il Corriere dello Sport shkruan se Benitez mezi pret ta shohë marrëveshjen të arritur dhe që t’ia fillojë punës me ish-yllin e Milanit.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, u takua të shtunën me Benitezin për të biseduar rreth kësaj çështje. Për burimet e afërta me Interin, e shtuna shënoi dhe fillimin e përpjekjeve për transferimin e brazilianit Kaka. Real Madridi është i gatshëm ta shesë asin brazilian, marrë parasysh se në të njëjtën pozitë të gatshëm kanë Mesut Ozil dhe Sergio Canales.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...