Ancelotti kërkon fitore ndaj Marseille

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Kampioni i Anglisë, Chelsea, nuk ka çfarë të humbë ndaj Marseille duke qenë se e ka siguruar kualifikimin- kështu mendon menaxheri Carlo Ancelotti.
“Chelesa po ka vështirësi për momentin, ne kërkojmë t’i gjejmë arsyet. Ndoshta ndaj Marseille do të jetë mundësia më e mirë për t’u rikthyer. Ne duam të luajmë mirë, të luajmë futbollin tim dhe të marrim rezultatin të cilin e duam. Unë bisedova me bashkëlojtarët e mi pas ndeshjes të shtunën dhe shpresoj se ata do të reagojnë mirë në fushë”.
“Ne i japim shumë rëndësi ndeshjes sepse ne duam të kthehemi për të luajtur futboll. Ndoshta do të ketë ndryshime, por unë do të pres deri para ndeshjes për të marrë vendimin. Rezultati nuk është i rëndësishëm por ne duhet të luajmë mirë”, deklaroi Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...