Cambiasso: Disfata nga Werderi e parëndësishme

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, thotë se disfata e mbrëmshme prej 3-0 ndaj Werder Bremenit nuk është aq e rëndësishme.
Nëse Interi do të kishte fituar në Gjermani, do të kishte përfunduar si lider i grupit, pasi Tottenham u ndalua me barazim 3-3 nga Twente.
“Ta vlerësojmë ndeshjen në nxehtin e këtij momenti është e parëndësishme. Ne duhet të mendojmë për t’u përmirësuar si ekip dhe për të rikthyer lojtarët e lënduar. Është po ashtu e rëndësishme të mbajmë mend se ne dolëm në fushë të vetëdijshëm se tashmë ishim kualifikuar”.
“Tash mund të fokusohemi në Kupën botërore të Klubeve. Kualifikimi në vendin e dytë nuk është ndonjë dramë. Sezonin e kaluar ishim të dytët dhe e dimë se si shkoi gjithçka më pas”, ka thënë Cambiasso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...