Mancini e lë B45 në pankinë

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Mario Balotelli është lënë jashtë formacionit startues të Manchester Cityt për ndeshjen ndaj Newcastle, për shkak se sulmuesi italian nuk punoi dhe u soll keq në stërvitje.
“Nëse Mario meriton të luajë, atëherë ai do të luajë. Nëse ai nuk meriton të luajë, atëherë ai nuk luan. Nëse Mario nuk punon, atëherë ai nuk do të luajë. Nuk është e rëndësishme nëse Mario ka teknikë të mirë dhe është lojtar i mirë. Nëse duam të përmirësohemi atëherë ne duhet të japim 200 përqindëshin. Mario është i veçantë por ju duhet të punoni dhe të luani me zemër”.
“Ai duhet ta përmirësojë këtë situatë dhe të buzqeshë. Nuk e di se pse ai nuk është i kënaqur. Manchester City nuk është si Milani, por ai duhet ta pranojë këtë”, deklaroi Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...