Cole: Do ta shokojmë Arsenalin

dardanmiftari | Saturday, December 25, 2010 | 0 Komente

Ashley Cole mendon se Arsenali do ta ndjejë forcën e kampionit aktual të Anglisë Chelsea, në derbin e kësaj fundjave që zhvillohet të hënën me fillim nga ora 21:00.
“Ne kemi zhgënjyer në gjashtë ndeshjet tona të fundit, ndërsa është dallim shumë i madh me atë se si e kemi filluar sezonin. Por, ne kemi shumë lojtarë të mëdhenj të rikthyer nga forma, ndërsa kjo do të na japë shtysë të madhe”.
“Jemi në pozitën e katërt në tabelë dhe kjo nuk është mirë. Tani është koha ta shokojmë Arsenalin dhe të fillojmë të fitojmë përsëri”, u shpreh Ashley Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...