Mourinho dëshiron ta kthejë Eto’on në Real

dardanmiftari | Wednesday, December 08, 2010 | 0 Komente

Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e Real Madridit të shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të sulmuesit të Interit, Samuel Eto'o.
El Mundo Deportivo shkruan se Mourinho kishte kërkuar nga presidenti Florentino Perez për të provuar nënshkrimin e Eto’o që gjatë verës, por kjo gjë nuk ndodhi.
Megjithatë, me Interin që tash po kalon nëpër krizë, Mourinho e ka diskutuar me Perez edhe një herë mundësinë e transferimit të Eto’o në muajin e ardhshëm. Synimi është të pritet deri në janar për rezultatet e lëndimit të Gonzalo Higuain, para se mbretërit të bëjnë hapa për të nënshkruar me kamerunasin.
Pavarësisht të kaluarës me Barcelonën dhe talljeve ndaj Realit gjatë kohës së tij në Nou Camp, Eto'o do të pëlqente shansin për t’u bashkuar me Mourinhon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...