Puyol operohet nesër

dardanmiftari | Tuesday, May 31, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, të mërkurën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në gjurin e majtë, si pasojë e një lëndimi që e ka munduar gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2010/2011.
Konfirmimi për ndërhyrjen kirurgjike ka ardhur nga klubi, që me anë të një komunikate për media ka njoftuar se Puyol do të operohet me 1 qershor.
Mbrojtësi 33-vjeçar kaloi thuajse tre muaj jashtë fushe që nga lëndimi i 22 janarit që e pësoi në përballjen ndaj Racing Santanderit në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...