Arsenali fton Realin të bëjë ofertë për Cesc

dardanmiftari | Thursday, June 02, 2011 | 0 Komente

Arsenali e ka njoftuar Real Madridin se është në gjendje t’ia shesë kapitenin Cesc Fabregas për një shumë prej 50 milionë funtesh.
Përderisa Cesc Fabregas dëshiron të rikthehet në Barcelonë, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që ta joshë asin spanjoll në Bernabeu.
El Mundo Deportivo shkruan se drejtorët e Real Madridit janë njoftuar për gatishmërinë e Arsenalit për ta shitur Cesc Fabregasin te klubet jo angleze, pasi të interesuar janë edhe Chelsea dhe Manchester City.
Los Blancos mund të jenë të interesuar për shërbimet e Cesc Fabregas dhe automatikisht shndërrohen në favoritë për shërbimet e tij, marrë parasysh hapat jo konkretë që ka marrë Barcelona për ta kthyer në vendlindje Cesc.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...