Di Stefano: Reali më pranë Barcelonës
Legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, ka deklaruar se Los Blancos tani më shumë se kurrë janë më afër Barcelonës edhe pse beson se pritja për tituj të mëdhenj në Bernabeu mund të zgjasë ende.
“Nuk e di edhe sa vjet nuk do të fitojmë tituj. Real Madridi ka tri vjet që nuk e ka fituar titullin. Por, mund të shkojnë katër deri në pesë vjet për ta bërë këtë. Është e vërtetë se e fituam Copa Del Rey, të cilën nuk e kemi fituar që moti. Ky ekip mos të harrojmë e ka fituar pesë herë radhazi Ligën e Kampionëve, gjë që nuk mund ta bëjë askush”.
“Ekziston dallim shumë shumë i vogël mes Barcelonës dhe Real Madridit, por dallimi është më i madh mes tyre dhe pjesës tjetër. Dyshja e madhe ka bërë shumë pikë”, deklaroi Di Stefano për Marca.
Category: Futboll

















0 Komente