Mourinho nuk është penduar
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk do të kërkojë falje për përfshirjen e tij në përplasjen e Superkupës ndaj Barcelonës, ka thënë zëdhënësi i tij Eladio Parames.
Portugezi u përfshi në përleshje në fund të ndeshjes në Camp Nou, duke ia futur gishtin në sy ndihmëstrajnerit të Barcelonës, Tito Vilanova. Ai më pas u kritikua nga mediat dhe figura të futbollit.
Të shtunën Marca shkroi se ish-trajneri i Interit dhe Chelsea do të kërkojë falje, por zëdhënësi i tij ka thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë.
“Jose nuk do të thotë më fal dhe ai është i vendosur të mbrojë Real Madridin”, citohet t’i ketë thënë Parames agjencisë italiane Ansa.
Ai po ashtu ka thënë se Mourinho ishte provokuar gjatë ‘agresionit verbal’ ndaj tij nga stoli i Barcelonës.
Category: Futboll
0 Komente