KBK: Santos në finale

dardanmiftari | Wednesday, December 14, 2011 | 0 Komente

Kampioni i Amerikës Jugore, Santos, ka mposhtur me rezultat 3-1 kampionin e Japonisë, Kashiwa Reysol, për të siguruar biletën për në finalen e Kupës Botërore të Klubeve.
Pasi fillimisht goditi shtyllën në minutat e para të ndeshjes, Neymar ishte ai që kaloi në avantazh brazilianët me anë të një supergoli në minutën e 20-të të ndeshjes. Santos shumë shpejt (24’) arriti të dyfishoi epërsinë me anë të Borges, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi në të mirë të japonezëve, të cilët dhjetë minuta pas pauze arritën të ngushtojnë epërsinë në 2-1 me anë të Hiroki Sakai (55’). Por brazilianët nuk lejuan befasi dhe shumë shpejt rikthyen avantazhin prej dy golash me anë të Danilo Silva, që ishte edhe goli i fundit në ndeshje.
Në gjysmëfinalen tjetër, që zhvillohet nesër në mesditë sipas orës evropiane, Barcelona do të përballet me skuadrën nga Katari, Al Sadd. Finalja është në plan të zhvillohet të dielën, më 18 dhjetor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...