Chelsea vazhdon tutje në FA Cup

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Blutë kanë shënuar fitore prej 2-0 kundër Birmingham Cityt për t’u kualifikuar në raundin e gjashtë të Kupës FA.

Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në stadiumin St. Andrew përfundoi pa gola.

Juan Mata i kaloi mysafirët në epërsi (54’), ndërsa pas një ore lojë, Raul Meireles e dyfishoi epërsinë.

Mata pati rast që ta ngritë edhe më shumë avantazhin, mirëpo dështoi të shënonte nga pika e bardhë (70’).

Është ky një fillimi i mbarë i Roberto Di Matteos si trajner i Chelseat që në raundin tjetër do të luajë kundër Leicester Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...