‘Guardiola do të nënshkruajë gjatë këtij muaji’

dardanmiftari | Wednesday, March 07, 2012 | 0 Komente

Legjenda e Barcelonës dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Sandro Rossell, Carlos Rexach, beson se Pep Guardiola do ta nënshkruajë kontratën e re brenda disa javësh.

Kontrata e Pep skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa qe një kohë ai ka hezituar që të lidhet për një afat tjetër me Blaugranët, duke nxitur spekulime se planifikon të largohet.

Rexach, i cili ka qenë edhe trajner i Barcës, ka thënë për AS se kësaj zgjatje do t’i vijë fundi brenda këtij muaji.

“Mendoj se ajo çfarë po bën Pep, është analizimi i situatës. Ai dëshiron të analizojë dhe të ketë gjithçka nën kontroll, dhe kjo është krejt në rregull”, ka pohuar Rexach.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...