Macheda planifikon të kthehet te Lazio
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda, ka pohuar se dëshiron të luajë për Laizon në të ardhmen.
“Do të dëshiroja të kthehem te Lazio në të ardhmen, gjithmonë e kam thënë këtë. Por, ende nuk e di të ardhmen time”.
“Kam një kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2014, por në qershor do ta përfundoj huazimin dhe do të shohim”, ka thënë 20-vjeçari për Corriere Dello Sport.
Lojtari italian, i cili është i huazuar te Queens Park Rangers, e ka filluar karrierën te ekipi i të rinjve të Lazios.
Category: Futboll
0 Komente