Torres i përkushtuar ndaj Chelseat

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Fernando Torres thotë se ai nuk është duke menduar për largim dhe se dëshiron ta dëshmojë veten te Chelsea.

“Te Chelsea jam shumë i lumtur dhe kurrë nuk e kam thënë të kundërtën. Ende kam shumë për të dhënë për këtë klub. Ka qenë një vit i vështirë, unë nuk kam luajtur shumë dhe mendja ime ishte si tavolinë rrotulluese”.

“Besoj se meritoj të luaj më shumë. Jam ndjerë keq dhe nuk do të doja të ndjehem ashtu sërish, por kurrë nuk jam dorëzuar dhe kurrë nuk do të dorëzohem”.

“Kur Chelsea nënshkroi me mua ata e bënë këtë me pritje të mëdha, dhe vetëbesimi i pronarit dhe i tifozëve ka qenë i jashtëzakonshëm, por roli im në skuadër nuk ka qenë i tillë”.

“Shoh në veten dhe mendoj se nuk kam ditur si të jem esencial për trajnerët të cilët kanë qenë dhe kjo është një qëllim tjetër të cilin dua ta plotësoj, me çdo çmim”, ka thënë Torres.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...