Bajrami kampion i tetëfishtë botëror

dardanmiftari | Monday, June 04, 2012 | 0 Komente

Xhavit Bajrami Kikboksieri shqiptar Xhavit “xhentëlmen” Bajrami e ka mbrojtur me shumë sukses titullin e botës në versionin ISKA kundër japonezit Takenori Onda me nokaut në një ndeshje tepër spektakolare që u zhvillua në Lucern të Zvicrës.

Deri ne raundin e katërt Onda tregoi cilësi të lartë duke mos pranuar goditje të forta nga xhentëlmeni shqiptar.

Kombinimi me boks dhe në fund goditja me këmbë në kokë e dërguan japonezin në tokë dhe po ashtu ai doli nga ringu duke qëndruar rreth pesë minuta në dysheme.

Në këtë mbrëmje fitoi edhe vëllai i Xhavitit, Ferid Bajrami, i cili mposhti me nokaut në raundin e dytë gjermanin Filip Best.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...